Nis stina e protestave, Basha paralajmëron: Zgjedhje me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë

Nis stina e protestave, Basha paralajmëron: Zgjedhje me Maduron e Ballkanit

Opozita ka vendosur tre data për protestat e ardhshme. Tubimi do të zhvillohet para parlamentit, ku mazhoranca parashikon zhvillimin e senacës së radhës. Për të organizuar aksionin, Basha zhvilloi një takim me kryetarët e degëve ku theksoi se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën Kryeministër. Ndërkaq për të kordinuar veprimet, PD dhe LSI kanë kërkuar nga drejtuesit në rrethe por edhe drejtuesit në selitë qëndrore që të bashkëpunojnë.

Pas takimit me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen.

Lulzim Basha: Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës, protesta që do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e  papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. 

Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Basha tha se largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka sot çdo shqiptar që do familjen e vet dhe fëmijët e tij.

Kreu i demokratëve ishte i prerë kur tha se zgjedhje të ardhshme me narkomafian dhe Maduron e Ballkanit siç e cilëson ai Ramën, nuk do të ketë.

Basha: Ne nuk do ti lëmë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po përgatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhje të ardhshme me narkomafian dhe Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Për këtë arsye, PD, opozita e bashkuar dhe të gjithë qytetarët do të marrin të gjitha masat, protestë pas proteste pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor derisa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit por që ka harruar se pushteti i takon dhe do ti kthehet pronarit të vërtetë, sovranit që në Republikën e Shqipërisë është populli. 

Do ti kthehet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mekanizmi që ai ka frikë, mekanizmi që e tmerron dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, me Shullazët, me Dakot, me Sejdinët, me shokë. Pra sezoni i protestave vetëm sa ka nisur, nuk do të ketë të ndaluar, asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore per largimin e të keqes dhe për ti dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton. Kjo e nesërme do të jetë pa Edi Ramën, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë.

EMISIONET