Prokuroria e Dibrës regjistron "dosjen 184", në shtator hidhet shorti për prokurorin

Prokuroria e Dibrës regjistron "dosjen 184", në shtator

Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen "184" ku do të hetohen akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016. 

Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me "bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" 

Pritet që në fillim të shtatorit të hidhet shorti mes dy prokurorëve. Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk do jetë pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane "Bild" 

Hetimet nisën nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova i cili u shkarkua nga vetingu. Dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e saj ne Diber.  

Pse u transferua dosja

Transferimi i dosjes "184" në prokurorinë e Dibrës u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë prej saj. Dosja bën fjalë për manipulimet e zgjedhjeve në Dibër në votimet e shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë. Vendimi për shpalljen e moskompetencës është marrë në fund të muajit korrik nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila hapi hetimet për këtë çështje tri vjet më parë.

Burime të prokurorisë thanë për RTV ORA se procedimi është regjistruar në hetim për veprat "Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore" dhe "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", por këto dy krime nuk hyjnë në kompetencën lëndore të prokurorisë së krimeve të rënda.

Hetimet për zgjedhjet në Dibër filluan me kallëzim të Partisë Demokratike në datën 6 shtator 2016. Gjatë përgjimeve një javore të kryera nga prokuroria u interceptuan biseda mes zyrtarëve lokalë të policisë dhe drejtorisë arsimore por edhe deputetëve të PS që organizonin njerëz për të votuar kandidatin e PS Muharrem Rama, i cili rezultoi fitues përballë kandidatit demokrat Sherefedin Shehu.

Dosja "184" u rikthye në qendër të vëmendjes pasi gazeta gjermane "Bild" publikoi pjesë nga përgjimet ku mes zyrtarëve të regjistruar ishte edhe kryeministri Edi Rama që përgëzonte stafin e PS në Dibër për rezultatin e arritur.

EMISIONET