Një tjetër rast i gjobëvënies, duke vënë në pranga 3 vëllezër është goditur nga Policia e Tiranës, si rezultat i operacionit të koduar “Brothers”.

Policia bën me dije se tre vëllezërit janë arrestuar, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi.

Operacioni nga policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi vëllezërit:

Xh. T., 23 vjeç,

E. T.,  32 vjeç,

A. T.,  32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t'i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve”,- njofton policia.

Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" e kryer në bashkëpunim.

/Ora News.tv/