Pankarta: Fillojeni vettingun me këta peshqit e vegjël që na hanë ne

Pankarta: Fillojeni vettingun me këta peshqit e vegjël që na

Në një pankartë të madhe të vendosur mbi kangjellat rrethuese të Ministrisë së Arsimit, studentët kërkojnë midis të tjerash ndëshkimin e atyre që ata i quajnë "peshq të vegjël", ndërsa shprehin shqetësime për emërimet e pedagogëve.

"Kush i emëron këta pedagogë me grada shkencore të marra kot? Mos vallë duhet buxhet për t'i kontrolluar?! 

Fillojeni vettingun me këta peshqit e vegjël që na hanë ne dhe ju premtojmë se nesër të mëdhenjtë do t'i kapim ne! 

Bibliotekat janë sa për sy e faqe. Laboratorë s'ka. Kërkime shkencore jo e jo. Staf të korruptuar, eprorë totalitarë. Pedagogët e ndershëm shpërfillen", shkruhet midis të tjerash në pankartë.

Të zhvillimet nga protesta: Këtu

EMISIONET