Rruga Moglicë-Maliq, eshtrat dalin në sipërfaqe, firma dëmtoi varrezat
Banorët i paralajmëruan por zëri i tyre ra në vesh të shurdhët.
Emisioni BOOM në Rtv Ora News (i 7 shtatorit 2017) ka sjellë pamje rrënqethëse dhe dëshmi po rrënqethëse nga fshati Popçisht i Maliqit.
Kamerat e emisionit kanë filmuar eshtrat e të vdekurve të asaj zone që kanë dalë në sipërfaqe.
Ndërsa banorët përforcojnë me dëshmitë e tyre: Ka rreth një muaj- dy jave që janë hapur varrezat. Të shumtat e eshtrave kanë shkuar në përrua. Pasi i lanë eshtrat zbuluar u larguan.
Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës Maliq-Moglicë. Banorët akuzojnë firmën e ndërtimit, Devolli HydroPower se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre për devijimin e rrugës me 50 metra larg pasi aty ishin varrezat e vjetra.
Madje ata kanë protestuar deri në përplasje me perfaqesues te firmës per të mos lejuar aty punimet por : "Kemi gati një vit. I ka mashtruar të gjithe Kompania. U ka shkatërruar me prona e të tëra, tani dhe varrezat. U kemi thënë, nuk ka kishë në Shqipëri të mos jetë e rrethuar nga varret, por ata janë shprehur se nuk ka varre. Ja shikoni tani. Kushedi sa kanë marrë qentë " thonë banorët duke treguar eshtrat.
[caption id="attachment_1077215" align="alignnone" width="640"]
Punimet per rrugen Moglicë-Maliq, ku jane gjetur eshtrat.[/caption]
[caption id="attachment_1077217" align="alignnone" width="640"]
Eshtrat qe kane dale ne siperfaqe[/caption]
Ato thonë se firma me punimet me eskavator ka shkatërruar varrezën e vjetër. Një pjesë e eshtrave, janë hedhur në përrua ndërsa të tjera janë shpërndarë kudo nga eskavatori.
"Kisha katër varre këtu. Tani kanë ikur të tëra në përrua. Kanë ngelur vetëm këto pak eshtra. Lajmërova firmën, mos bëj punime se kam varre këtu, por kur erdha unë ata kishin bërë siç i sheh. Këtu u varros gjyshja, xhaxhai, vëllai... por tani shiko çfarë ka ngelur. Nga eshtrat e vëllasë nuk kam asnjë. I mori eskavatori, iku me kamion" tregon një banor për mikrofonin e emisionit te Ora News.
Jo vetëm kaq: "Kanë marrë qentë që i kanë shpërndarë eshtrat nëpër kopshte. Nuk dalim dot në kopësht se gjejmë qentë me eshtra prej njeriu. Shikoni vetë fëmijët edhe i zënë me dorë" thonë banorët.
[caption id="attachment_1077218" align="alignnone" width="640"]
Ketu banori thote kane qene kater varre, sot kane ngelur vetem keto eshtra[/caption]
Banorët kanë filluar të mbledhin ato pak eshtra të familjarëve të tyre që kanë ngelur ndërsa nuk dinë si do të verë puna.
Prokuroria pushoi ceshtjen
Në maj të 2017 çështja përfundoi në Prokurorinë e Korçës, por në qershor të 2017 prokuroria pushoi çështjen me arsyetimin se pretendimi i banorëve nuk qëndron.
Ndërkohë që pamjet dhe dëshmitë në emisionin e "BOOM" flasin të kundërtën.
Gjithashtu banorët i kanë shkruar edhe kryeministrit Edi Rama, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
[caption id="attachment_1077212" align="alignnone" width="640"]
Dokumenti qe verteton se hetimet jane mbyllur[/caption]
Administratori i Moglices perpiqet te mohoje gjithcka
Emisioni "Boom" u interesua ne njesine administrative Moglice të cilët mohojnë të kenë dijeni se varrezat jane demtuar, por dhe se aty ka pasur varreza
Gazetarja: Ju jeni në dijeni se nëse ka apo jo varreza, eshtra të dala në sipërfaqe ?
Arben Dulellari, Njësia Administrative Moglicë: Në sipërfaqe nuk e di, por ka prani, prani varrezash di. Në prani të kishës ka më shumë varreza që kanë dalë dhe ato biseduam që do ti çojnë në varrezat e fshatit.
Gazetarja: Banorët hedhin akuza ndaj firmës, se në punime e sipër i kanë hedhur një pjesë të eshtrave në vende të tjera, në përrua.
Arben Dulellari, Njësia Administrative Moglicë: Unë them që kjo gjë nuk është e vërtetë, për arsye se me të diktuar që hasën në varre të vjetra aty janë ndërprerë punimet që atëhere dhe nuk është bërë asgjë, po të ishte ashtu do të kishin vazhduar. Ja të zbardhet vendimi nga Prefektuara dhe vendimi i Këshillit Bashkiak dhe menjëherë do fillojë paketimi sipas rregullave nga firma e specializuar dhe do ti çojmë në vendet ku i kemi përcaktuar.
Gazetarja: Si do bëhet ndarja e eshtrave?
Arben Dulellari, Njësia Administrative Moglicë: Unë nuk di të jenë përzier, ato janë hapur me kujdes dhe kanë mbetur ashtu siç ishin. Para se të fillonin punimet nuk dukej asnjë lloj shenje varrezash. Që ka pasur prani nuk diskutohet por që të thoshte dikush që ky ishte varri i X apo Y nuk e thoshte asnjë person.
Do cohen ne varrezat e fshatit
Më pas gazetarja u interesua në bashkinë e Maliqit e cila informoi për ngritjen e një komision me vendim këshilli, përfaqësues nga njësia administrative, përfaqësues nga banorë dhe testuan vendin, panë vendin dhe ku mendoheshin me një fjalë të ishin varrezat.
Kastriot Manushi zyrtar ne kete bashki tha se pas piketimit dhe evidentimit të zonës u njoftua dhe firma përkatëse e cila do te bente investigimin
"Me vendim të këshillit ishte që firma me subjektin e licensuar për investigim dhe kërkim varrezash, do të përcaktonin që aty kishte varreza. Në momentin që do bëhej, kjo do të bëhej zhvendosja. Do të kishte përfaqësues nga banorët që secili në bazë të pretendimeve do të merrnin eshtrat, sepser eshtë përcaktuar edhe se do të çoheshin ne varrezat e fshatit."
Gazetarja Dafina Kola kontaktoi me zoti Ervin Dede perfaqesues i firma Devolli HydroPower cili nuk pranoi te komentonte
Emisioni u transmetua me 7 shtator 2017.
/Oranews.tv/
