Nuk ka fitues në Berat, Tirana merr një pikë mes protestash

Nuk ka fitues në Berat, Tirana merr një pikë mes protestash

Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Tomorit vendas dhe Tiranës që tashmë e ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Një barazim i arritur mes vuajtjesh dhe protestash nga të besuarit e Ze Maria, me Grecan që realizoi nga goditja e dënimit golin për rezultatin përfundimtarë 2-2.

Beratasit kishin arritur të përmbysnin golin e Bishaj, me rrjetat e Pasha e Kopaçi, por talenti Greca i hoqi mundësinë e tre pikëve.

Në fundin e takimit kishte vend dhe për protesta nga ana e vendasve pasi arbitri kryesorë i anuloi një gol, që sipas tyre ishte i rregullt.

EMISIONET