Netët pa gjumë mes ujit të banorëve të Shirqit

Netët pa gjumë mes ujit të banorëve të Shirqit

Nata thuhet i ka sytë mbyllur, por banorët e fshatit Shirq në Shkodër nuk mund të flenë.

Më shumë qëndrojnë pa gjumë, e me sytë në dritare duke parë nivelin e ujit dhe gati për evakuim nëse do ta kërkojë nevoja.

Argjinatura e fshatit rrezikon të mos e përballojë fluksin e lartë të prurjeje, ndaj ka nisur puna me ngritjen e barriera mbrojtëse.

Thasë me rërë janë vendosur si prita dhe paralelisht uji tërhiqet nga banesat me pompa.

Banor: Kena frikë.

Situata me të cilën po përballen është tejet e vështirë. Uji ka mbuluar tokat bujqësore dhe oborret e shtëpive, duke prekur shkallët e para.

Banor: Frika jonë është të mos ketë prurje më të mëdha.

Në ndihmë të banorëve janë angazhuar forcat e emergjencës civile, punën e të cilëve e ndoqi nga afër kamera e Ora News në Shkodër.

Prençi: Këto janë trupat më të përgatitura që kontribuojnë. 

Përtej vështirësive që ka krijuar rritja e nivelit të ujit, kreu i emergjencave Shemsi Prençi është optimist se gjithçka do të kalojë pa pasoja të mëdha.

Prençi: Them se do ta kapërcejmë pa ndonjë problem serioz.

Për përmbytjet fajësohen reshjet dhe shkarkimet nga Hidrocentralet në Kaskadën e Drinit, por për kreun e emergjencave civile, faj ka edhe dora e njeriut që ka bllokuar kanalet kulluese

Prençi: 30% e pengesës së rrjedhshmërisë së ujit vjen nga papastërtitë. 

Sipërfaqja e përmbytur është rritur sërish në 2400 hektarë dhe banorët e Dajçit, ashtu si edhe ato të Anës së Malit shpresojnë që shkarkimet të reduktohen, pasi në të kundërt gjendja mund të përkeqësohet më tej në ditët e ardhshme.

Banor: Problemi më i madh është bagëtia.

Instituti i Gjeoshkencave "IGJEUM" ka paralajmëruar se prurjet do të mbeten të larta në Drin e Bunë, për shkak edhe të shkarkimeve që këtë të mërkurë ishin sërish 800 metër kub ujë për sekondë.

EMISIONET