Vitet e fundit në Shqipëri ka një shpërthim të portaleve online. Në harkun kohor prej 5 viteve, janë regjistruar 18.078 portale që kanë marrë domenin .al pranë AKEP. Përveç portaleve qeveritare dhe të ogranizave të ndryshme, janë 650 portale lajmesh, një pjesë e të cilave administrohen dhe drejtohen nga gazetarë. Në Shqipëri ka një shpërthim të portaleve online, ku nga vitit 2011-2016 janë regjistruar pranë AKEP 18.078 domene al. Në këtë numër total përfshihen portale lajmesh, portale qeveritare, organizata dhe portale të institucioneve të edukimit. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i domain-eve të regjistruar për vitin 2016 është 5 800, një rritje mbi 12% të domain-eve krahasur me vitin 2015. 650 janë vetëm portale lajmesh. Studimet lokale tregojnë se 12% e qyetarëve të 18-34 vjeç informohen online për zhvillimet me të fundit. Për kreu e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, një pjesë e e këtyre portaleve kanë krijuar miniredaksitë e tyre. Çipa: Janë rreth 650 online në versionin shqip që funksionojnë brenda hapësirës administrative të Republikës së Shqipërisë, nga të cilat rreth 72 prej tyre administrohen nga gazetarë kombëtarë dhe lokalë nga të gjitha qytetet kryesore të vendit. 12 prej këtyre onlineve administrohen me struktura redaksionale prej vetë gazetarëve. Ne nuk kemi të dhëna për mënyrën sociale dhe financiare të funksionimit të tyre. Të regjistrohsh një portal online nuk ka kosto të lartë. Regjistrimi në QKR është 200 lekë, dhe po ashtu për tu pajisur me domenin .al kostoja është jo më shumë se 20 dollarë. Çipa: Një pjesë e tyre e blejnë domenin jashtë, kryesisht nga kompani gjermane dhe amerikane dhe shumë prej .com-eve në Shqipëri funksionojnë me blerje nga jashtë. Nga ana tjetër rreth 14 blogje online të cilat funksionojnë edhe si media online janë të zotërueshme nga organizata jofitimprurëse qeveritare. Por ajo që bie në sy është edhe numri domeneve të parinovuara. Referuar të dhënave zyrtare të AKEP, 3000 domene nuk janë rinovuar vitet e fundit. /Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/