Në Ditën e Verës çelet Pazari i Ri, Rama: Konkretizim i zgjedhjes së duhur

Sot përurohet Pazari Ri. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj morën pjesë në këtë ceremoni.

Pazari i Ri hapi dyert për të gjithë qytetarët ku 308 biznese kanë filluar aktivitetin e tyre ekonomik duke gjeneruar mbi 1000 vende të reja pune

Për kryeministrin Edi Rama rikonstruksioni i Pazarit të ri është konkretizimi i asaj se "çfarë fuqie ka vota, pjesëmarrja e të gjithëve në procesin e qeverisjes së komunitetit duke bërë zgjedhjen e duhur"

Paralelizmi- Rama bëri dhe një paralelizëm me çadrën e protestës së opozitës që vazhdon të jetë e ngritur para kryeministrisë.

"S'i qenka njësoj kjo çadër këtu me atë çadrën atje?! Ata të tjerët që janë disa qindra metra larg që u thonë të papunëve hajdeni të mblidhemi ne të mbajnë në punë gjykatësit e prokurorët e korruptuar që ia kanë nxirë jetën këtij vendi shumë më tepër se politikanët.  

Gjykatësit e korruptuar që ja kanë nxirrë jetën këtij vendi shumë më tepër sesa politikanët dhe që kanë përfituar nga politikanët e korruptuar për të ndërtuar një pushtet i cili nuk është pushteti që shihni në televizor, nuk është pushteti për të cilin mblidhen aty çdo natë si fallxhore dhe bëjnë analistin, por është pushteti që e ka marrë zvarrë këtë popull dhe e ka bërë drejtësinëm pazarin e vjetër ku drejtësia nuk jepet sipas nevojës, por shitetet e blihet si peshku e molla, rrushi, patatja e çdo gjë që këtu tregtohet

[caption id="attachment_962532" align="alignnone" width="640"]Çelet Pazari i Ri, Tirane 14 mars 2017 Çelet Pazari i Ri, Tirane 14 mars 2017[/caption]

 

Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë  vendosën në dorë veroren, simbol i Ditës së Verës. 

Projekti- Financuesi i projektit në vlerën e 544 mln lekë është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës e qeveria.

Në total janë rikonstrukturuar dhe restauruar 12 objekte, janë ndërtuar dy markata, shesh rekreacioni duke e shndërruar këtë hapësirë në parametra modernë, qendra të mëdha të shfrytëzushme për tregëtarët dhe konsumatorët.

[caption id="attachment_962459" align="alignnone" width="640"] Pazari i Ri[/caption]

[caption id="attachment_962458" align="alignnone" width="640"]Pazari i ri Pazari i ri[/caption]

 

Projekti i ri: Rruga "Kosturani"

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj foli për fillimin e një projekti të ri. Rilindjes së Rrugës "Kosturani" prapa ministrisë së Arsimit në Tiranë

"Rruga Konturani, gjithë ai trekëndësh do të jetë zona e dytë ku ne do të nisim bashkëpunimin" tha Veliaj i cili përmendi dhe shkrimin pozitivv  që "The Economist"  kishte publikuar për Tiranën  

https://www.youtube.com/watch?v=z3WVkbRYl9o

 

/Oranews.tv/

 

EMISIONET