Murrizi shuan çdo hamendje: Të 7 deputetët e Kuvendit nuk do jenë pjesë e ndonjë partie tjetër politike

Murrizi shuan çdo hamendje: Të 7 deputetët e Kuvendit nuk do

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se 7 deputetët që nuk kanë djegur mandatet nuk do të jenë pjesë e partisë së re të krijuar nga demokratët, të cilët janë nxjerrë nga lista e PD, në 2017.

Pjesë nga biseda në studio”:

MurriziPortalet atë punë kanë. Ata që paguhen nga PD-ja, kërkojnë të hedhin baltë kundër nesh, jo kundër Ramës. 

Zheji: Ti je një nga themeluesit, çfarë kanë me ty ata. 

Murrizi: Këtu është problemi se ata që drejtojnë sot PD-në nuk kanë lidhje me themelimin e PD. Mendojnë që ata që luftojnë kundër nesh mund të ngrihen lart. Unë nuk marr përsipër të gjykoj. Mund Ta kishin krijuar këtë subjekt kur nuk ishin pjesë e listës Basha, në 2017. Në çdo kohë që e krijojnë, këtu janë krijuar 93 parti, se po bëhen 94 nuk shoh asnjë lloj...

Zheji: Nuk beson se kjo është një lloj ndihme për Ramën?

Murrizi: Nuk besoj. Kjo është një lëvizje që nuk e di kush do të jetë, por duhet të shohim listën. Ata të cilët prej majit 2017, prej marrëveshjes Basha-Rama që kanë anatemuar listën, marrëveshjen, ikjen nga lista, kur dolën listat zyrtare, duhet të jenë mbledhur duke krijuar një subjekt politik. Tek 7 deputetët, nuk ka asnjë nga këta që të jetë në një sofër me Ramën apo me secilin nga këta që ka krijuar parti.


EMISIONET