Partizani kthehet tek fitorja, mposht Kukësin. “Paqe” mes Laçit dhe Luftëtarit
Skuadra e Partizanit është rikthyer tek fitorja. Një fitore e rëndësishme kjo për të kuqtë të cilëve i jep shumë besim për në vazhdim pasi mposhtën rivalët e Kukësit në transfertën e vështirë në "Zeqir Ymeri".
Kampionët kanë zhbllokuar takimin që në minutën e 8-të, me sulmuesin Guri që shndërroi në gol një penallti mjaft të kontestuar nga "demat".
Protestat e shumta nga ana e të kuqve, me trajnerin Starova që largohet në tribunë, pasi u përjashtua nga kryesori. Pas pësimit të golit, Partizani merr shumë iniciativa drejt sulmit dhe në egzekutimin e një goditjeje standarte, nga rrëmuja në zonën e kuksianëve, përfitoi Jurgen Bardhi duke shtyrë topin në portën e boshatisur dhe barazuar rezultatin.
Kur gjithcka dukej se po mbyllej në rezultatin 1 me 1, autori i golit të barazimit, Bardhi nxjerr të lirë Prognin që nuk fal, dhe dergon në avantazh Partizanin drejt dhomave të zhveshjeve.
Takimi tjetër mes Luftëtarit dhe Laçit ka përfunduar në barazim 1-1.
Një gol që në minutën e dytë nga Kristal Abazaj i ka shërbyer Luftëtarit, për ta mbyllur në avantazh 45 minutëshin e parë ndaj Laçit. Por miqtë gjejnë baraspeshën në pjesën e dytë në minutën e 89-të me anë të Gjonit.
