Mbërrin në tregun shqiptar telefoni i dytë celular më i shitur në Spanjë, DooGee Mix, me parametrat e Samsung Galaxy S8, por me gjysmën e çmimit të tij Doogee Mix mbërrin në Shqipëri në tetor, në të njëjtën periudhë që po lançohet në tregun e Europës Qendrore dhe Lindore. DooGee MIX është fiks për tregun tonë, kryesisht për moshat e reja dhe gratë, që preferojnë një kombinim të përsosur të opsioneve, parametrave, pamjes së bukur dhe çmimit të përballueshëm. Doogee është një dizajn spanjoll me një rritje të shpejtë në gjithë botën. Është telefoni i dytë më i shitur në Spanjë që nga viti 2015. Iu deshën 2 vite përpjekje (që nga 2013) për t’u bërë një nga markat më të shitura dhe më të preferuarat e smartfonëve atje. Me parametrat e tij, me dizenjimin modern, DooGee ka fituar shumë popullaritet në gjithë botën dhe tashmë synon të konkurojë edhe në tregun shqiptar. DooGee Mix është smartfoni me kornizë më të vogël në botë, i cili ofron dy versionet 4GB dhe 6GB RAM. Të tjera opsione të tij janë: xhami Gorilla Glass 5, version më i fundit i mbrojtjes dhe performancës, me dy kamera 16 dhe 8 MP; RAM të madh; UI (user interface) te thjeshtë, pamje të qartë, jetëgjatësi baterie të pakrahasueshme me telefona të tjerë dhe dizajn i mrekullueshëm. Të gjitha këto parametra janë ato me të cilat DooGee po konkuron me telefona të ngjashëm në tregun global, por me gjysmën e çmimit të tyre. Dizajni i bukur për syrin, i kombinuar me çmimin super të përballueshëm dhe me performancë shumë të qëndrueshme, e bën më të preferuarin për gjeneratën e re. Për më tepër një nga versionet e tij Valencia DG800 u bë telefoni më popullor në Malajzi, kur mbërtheu zemrat e banorëve në 2015. DooGee rankohet nga brandet më të mira të smartfonave në Rusi, Algjeri etj. Ky brand modest me premisa për të prodhuar produkte me performancë të lartë, me një paraqitje të mahnitshme dhe çmime të pranueshme, nisi me hapa shumë të vegjël në Spanjë dhe më pas u kthye në stuhi pas një partneriteti të fortë me ekipin e futbollit Villareal C.F. Partneriteti me një ekip lokal futbolli provoi se kjo ishte formula e duhur për sukses kur DooGee mori një tjetër hap në Malajzi, dhe bashkoi forcat me një tjetër ekip futbolli ‘Johor Darul Takzim’. Vitin e shkuar, DooGee u zgjerua në tregun global, duke u synuar Afrikën. DooGee dhe futbolli duken të pandara tashmë për shkak të partneritetit më të fundit të DooGee me Premier League në Angli, në të cilën DooGee mund të shfaqet së shpejti me një edicion special të versionit Mix për Premier League. Historia e DooGee Në mars 2012, një brand lokal smartfonësh në Spanjë tërhoqi vëmendjen e një investitori nga Kina për parametrat e tij të fortë. Pa e zgjatur, Xin Chao, kreu i kompanisë ‘Shenzghen Kavid Communication Apparatus Co.mLtd ‘(i njohur gjithashtu si Shenzhenshi Kaiëeide Tongxun Shebei Youxian Gongsi), një prodhues i pajisjeve të komunikimit në Shenzhen, mori drejtimin e këtij produkti. Modernizimi dhe perfeksionimi me performancë të lartë dhe dizajn modern e ndihmoi DooGee-in të bëhet popullor për moshat e reja. Ndërkohë reklama e këtij brandi mori hov gjithandej pas sponsorizimit të ekipit të futbollit të Spanjës Villarreal C.F në Europë. Koncepti i Brandit Doogee po kontribuon për të sjellë në tregun global produkte me performancë të lartë, me një pamje të bukur, me operime “smart” të zgjuara dhe me mikro-inovacione. Me konceptin e këtij brandi: “Lidh njerëzit dhe botën”, Doogee gjithnjë transmeton entuziazëm dhe qasje positive ndaj jetës, duke u fokusuar në eksperiencën e përdoruesit dhe duke u ofruar njerëzve komoditet dhe kënaqësi. Historia e kompanisë Në shkurt 2014, presidenti i ekipit të futbollit Villarreal C.F, Fernando Roig nënshkroi një marrëveshje me presidentin e Doogee z. Xinchao dhe DooGee Spanjë, për t’u bërë partner të këtij ekipi futbolli. Në 24 shkurt 2014, Doogee zbuloi telefonin e tij të parë smart DG2014 Villarreal C.F Limited Edition. Bashkëpunimi me Villarreal C.F e bëri DooGee-n furnizuesin kryesor të smarfonëve për këtë klub në 2015. “Arsyeja pse ne zgjodhëm Villarreal C.F si partnerin tonë ështe se shpirti i Villarreal përkon me DooGee. Të dy vijmë nga asgjë për dikë, në një kohë të shkurtër dhe me përpjekjet tona”- tha kreu i DooGee. Pas nënshkrimit me Villarreal C.F, Doogee është ngulur thellë në zemrat e spanjollëve, duke u zgjeruar gjatë këtij viti në gjithë vendin. Në 2015, DooGee vendosi të konkurojë në tregun e Azisë Juglindore. Duke nisur në Tajlandë, Doogee hapi një zyrë përfaqësimi dhe disa dyqane online. Pasi sponsorizoi ekipin e futbollit në Malajzi, Doogee pushtoi këtë treg me shpejtësi të madhe. Valencia DG800 u vlerësua shumë nga Revista më e madhe në Tajlandë “The Edger” e cila është shumë popullore për gratë. Në 2016, Doogee vendosi të zgjerohet në tregun global me fuqi edhe më të madhe. Po këtë vit Doogee krijoi degë të veta dhe fabrika në Lindje, Perëndim dhe Afrikë të Veriut. Zgjerimi i tregut në 2016 ka rritur mundësinë për më shumë vende pune për banorët lokalë dhe gjithashtu ka kontribuar te taksat lokale në të njëjtën kohë. Me një fjalë ka kontribuar për të stimuluar zhvillimin lokal të këtyre zonave. Në Algjeri Doogee ka shënuar një rritje shumë të fortë me më shumë se 20 %, në 20 muaj rresht. Përveç kësaj, dërgesat vjetore në Algjeri renditen në vendin e dytë, ku furnizohen më shumë se 10 000 dyqane.  

/Ora News.tv/