Masakra e Shkodrës, arrestohet autori. Dy të vrarë 4 u plagosën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2016, 14:10
Një masakër është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit 2016 në një lokal në Dajç të Shkodrës. Pas lojës me poker 33 vjeçar Miklovan Parubi ka qëlluar me kallashnikov duke vrarë 2 persona dhe plagosur 4 të tjerë.
Viktimë ka mbetur dhe Arjet Saiti, 42 vjeç i cili kishte pak kokë që kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi masakra. Në orën 13: 30 burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se u arrestua autori. FNSH dhe policia ishin në kërkim të tij ndërsa në mesditë u arrestua një person i dyshuar si bashkëpunëtor që ka ndihmuar autorin të largohet
Shkoder- Pas më shumë se 12 orësh u arrestua autori i masakrës së ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku loja e pokerit u kthye në tragjedi në fshatin Dajç të Shkodrës.
Ngjarja u shënua rreth orës 22: 40 të mbrëmjes së të hënës 3 tetor 2016 ku Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov në një lokal duke shkaktuar dy të vdekur dhe 4 të plagosur pas një konflikti që mendohet se ka nisur gjatë lojës mes autorit dhe një prej shokëve të tij Ndok Marku.
Në gjaknxehtësi e sipër Miklovani ka dalë nga lokali dhe është larguar për në drejtim të shtëpisë ku edhe ka marrë armën e krimit tip kallashnikov.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Parubi që njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale dhe në çastin e krimit kishte konsumuar edhe një sasi të kosniderueshme alkooli.
"Miklovan Parubi, 33 vjeç, i njohur si përdorues droge dhe person me probleme të forta emocionale" informoi mbrëmë policia.
Viktimat- Plumbat e breshërisë së kallashnikovit kanë rezultuar fatal për
Arjet Saitin, 42 vjeç i cili kishte pak kokë që kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi masakra.
Gacalin Kopshtin, 30 vjeç duke i lënë të vdekur në vend.
Katër shtetasit e tjerë, Ndok Marku, Vinçens Kopshti (vëllai i viktimës Gacalin Kopshti) Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të moshës 35, 22 ,42 dhe 26 vjeç, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në pjesët e poshtme të trupit.
"Do ju vras të gjithëve" - Sipas dëshmitarëve ai u ka thënë të pranishmëve në lokal se do ti vriste të gjithë dhe ka derdhur mbi ta një karikator me fishkë. Në momentin kur po vendoste karikatorin e dytë, Arjet Saiti ka ndërhyrë për ti hequr armën, por fatkeqësisht ka mbetur i vdekur në vend. Plumbat i kanë marrë jetën edhe Gacalin Kopshtit, 30 vjeç.
Shperblim per koken e Parubit- Policia dha 500 mijë lekë për personin që ndihmonte në arrestimin e autorit të masakrës dhe vuri në dispozicion këto numra telefoni 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060, por dhe në numrin 129”
Arrestimi - Kërkimet që nisën menjëherë pas krimit dhe vijuan deri rreth orës 13:40 të 4 tetorit, ku u informua arrestimi i tij pranë banesës së tij, në një zonë të pyllëzuar të Dajçit. Në videon e shpërndarë nga policia kur e pyesin ku e kishte hedhur armën ai tregon se e kishte hedhur pasi kishte kryer krimin pranë lokalit ku kishte kryer vrasjen. Policia sekuestroi armen e krimit.
Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë bllokuan akset dalëse nga Dajçi në drejtim të Shkodrës. Një dyshim ishte se ai mund të kishte kaluar në Mal të Zi përmes ujrave të Bunës, pasi një kufi i vogël ujor i ndan me zonën e krimit dy shtetet.
Policia thotë se vrasja u krye në gjendje të rënduar psikologjike ndërsa ngjarja tronditi banorët të cilët thonë se njeri prej viktimave u vra aksidentalisht, pasi nuk ndodhej duke luajtur me viktimat.
[caption id="attachment_844999" align="alignnone" width="640"]
Momenti i arrestimit te Miklovan Parubit[/caption]
[caption id="attachment_845000" align="alignnone" width="640"]

[caption id="attachment_845001" align="alignnone" width="640"]
Autori Miklovan Parubi i arrestuar pak pas masakres[/caption]
Në mesditë u arrestua Marçel Shipijati, 30 vjeç i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet.
Sekuestrohen kamerat- Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar të gjithë ngjarjen.
Xhaxhai i Gacalin Kopshit në shok: Erdhi të sjellë një vegël pas peshkimit
Flet mjeku: Te plagosurit jashte rrezikut per jeten
[caption id="attachment_844736" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja ne Shkoder[/caption]
[caption id="attachment_844758" align="alignnone" width="640"]

[caption id="attachment_844737" align="alignnone" width="640"]

[caption id="attachment_844738" align="alignnone" width="640"]

[caption id="attachment_844740" align="alignnone" width="640"]

[caption id="attachment_844606" align="alignnone" width="360"]
Viktima Arjet Saiti 42 vjec[/caption]
[caption id="attachment_844607" align="alignnone" width="640"]
Viktima Gacalin Kopshti 30 vjeç[/caption]
[caption id="attachment_844609" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku ndodhi vrasja[/caption]
[caption id="attachment_844610" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku ndodhi vrasja[/caption]
[caption id="attachment_844616" align="alignnone" width="640"]
Spitali ku po marrin mjekim të plagosurit[/caption]
[caption id="attachment_844611" align="alignnone" width="640"]

Gjithe lajmet mbi masakren ne Shkoder
https://www.youtube.com/watch?v=D0MWcWUZG3k
Njoftimi i policise
Informacion paraprak
Me datë 03.10.2016, rreth orës 22: 40, është marrë njoftim se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkoder, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ( dyshohet gjatë një loje pokeri) , shtetasi Miklovan Parubi , 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.
Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër së bashku me forcat FNSH janë në ndjekje të autorit.

Ne foto: Nje prej te plagosurve nga masakra ne Shkoder

Ne foto: Miklovan Parubi, autori i vrasjes ne Shkoder