Maks Velo tregon pse u largua nga Edi Rama: Ai të përdorë
Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tregoi arsyen pse nuk e dëgjon më kryeministrit Edi Rama .
Velo u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri sepse e kishte parë që ai të përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.
Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?
Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do patjetër të thuash atë që do ai. Dalëngadalë unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.
Rasti i teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është stadiumi "Qemal Stafa" është e pariparueshme. Të marrësh një stadium të mrekullueshëm dhe ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike.
Nuk kemi një pistë olimpike. Te besh gara atletike nuk i bën dot sepse e zhduku Rama.
Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.
U mbush me dyqane.
Toptani dy kate nuk funksionojnë se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin. Ky është realiteti.
