Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se siguria në Korçë është në parametrat optimalë.

Ai shtoi se frenimi i emigracionit dhe azilkërkuesve është problemi më i madh i Shqipërisë.

Ndërsa theksoi se ky fenomen nxitet nga niveli ekonomik dhe kulturor i personave që ëndërrojnë kot.

Sandër Lleshaj: Gjendja e sigurisë në Korçë është në parametra optimal. Krimi i organizuar dhe emigracioni janë pikat kyçe tonat. Ndonëse është bërë progres shumë i madh, pas hapjes së rrugës së korridorit kryesisht nga Siria, frenimi i emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkuesit është problemi ynë më i madh.

Ky fenomen nxitet nga dy faktor, niveli ekonomik dhe kulturor i atyre personave që ëndërrojnë kot. Ka shumë rrjete kriminale që nxisin, falsifikojnë dhe certifikojnë gjakmarrje që nuk ekzistojnë. Ky fenomen dëmton rëndë interesat tona e të nesërmes. Pjesa më e shëmtuar e kësaj është përdorimi i fëmijëve. I ekspozojnë fëmijët duke përbërë një rrezik serioz nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe të drogës. Ndërsa prindërit flenë të qetë duke menduar se fëmijët janë mirë jashtë. Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim.

/Ora News.tv/