Libri mbetet i shtrenjtë
Prej 14 nëntorit, Pallati i Kongreseve është kthyer në vend pelegrinazhi për dashamirësit e librit.
Tabelat që njoftojnë ulje deri në 50% i kanë joshur lexuesit të afrohen pranë stendave, por sërish për disa libri mbetet ende i shtrenjtë.
Uljet thonë se janë të konsiderueshme, por nuk e mohojnë se pritshmëritë e tyre për ngjarjen më të rëndësishme kulturore të kryeqytetit ishin më të larta.
Por vlera e librit prevalon mbi çmimin.
Pavarësisht çmimeve, Panairi i Librit përgjatë katër ditëve ka mirëpritur me mijëra vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë kufijve, të cilët kanë pasur mundësi të takohen me botues dhe shkrimtarë.
