Letra e cila supozohej se e kishte shkruar trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic është e rremë. Është ky verdikti i dhënë nga zëdhënësi për shtyp pranë Federatës Kroate të Futbollit, Tomislav Pacak që për televizionin kroat, "Sputnik" tha se deklarata e cila thuhet se është shkruar nga Dalic është e montuar.

"Teksti për të cilin po flisni është i rremë, Zlatko Dalic nuk e ka shkruar kurrë atë,"-tha Pacak.

Të hënën, një letër e nënshkruar në dukje nga Dalici ishte postuar në "Facebook" duke deklaruar se politikanët nuk duhet të veshin fanella të ekipit kombëtar dhe duhet të mbajnë distancë sa më shumë që të jetë e mundur nga skuadra.

Teksti gjithashtu pohoi se lojtarët e Kroacisë do të dhurojnë paratë e tyre për bamirësi.

Më vonë, uebsajtin kroat "Dnevno" raportoi se teksti nuk u shkrua nga Dalic, por nga gazetari Igor Premuzic, i cili e pohoi publikoi deklaratën në faqen e tij në "Facebook "më 13 korrik.

I kontaktuar nga "Dnevno" Premuzic tha se ai është autori i vërtetë i letrës, ndërsa sqaroi se ai e kishte imagjinuar një tekst për një univers paralel.

"Në fund të letrës kam nënshkruar si autor dhe kisha theksuar se Zlatko Dalic nuk e kishte shkruar atë. Eksperimenti dhe prezantimi i subjektit shfaqi rezultat interesant, duke dëshmuar se shumica as që e lexojnë tekstin”,-deklaroi Premuzic.

/Ora News.tv/