Ku shkoi shqiponja e Era Istrefit?

Era Istrefi bëri krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e saj në finalen e Kupës së Botës.

Këngëtarja ndezi stadiumin Luzhniki në Moskë të pasditen e së dielës. 

Pas performancës Era u kujdes që shqiponja të mos mungonte në Botërorin e Rusisë. 

Ajo publikoi një foto në rrjetet sociale duke bërë simbolin e shqiponjës, por kjo foto vetëm pak kohë më pas u fshi.

Nuk dihet ende arsyeja që këngëtarja mori këtë vendim.


EMISIONET