Kryemadhi-Meços: Meta është presidenti, jo bashkëshorti im

Kryemadhi-Meços: Meta është presidenti, jo bashkëshorti im

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora refuzoi që moderatorja Sonila Meço t’i drejtohej me termin ‘bashkëshkëshort’ kur flet për presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sonila Meço: Arritën ta shndërrojnë Teatrin Kombëtar në një kauzë shumë të rëndësishme dhe faktikisht shpjegimi që po i jep edhe zoti Çipi nuk ka të bëjë vetëm me rastin në fjalë, por në kuadër të një perspektive më të gjerë që ju dhe bashkëshorti juaj flet fuqishëm. 

Monika Kryemadhi: Dua të të ndryshoj gjuhën. E kam vënë re se një pjesë e mirë gazetarëve ose si pasojë e gjuhës së mësuar në kohë ose nuk jeni mësuar me lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe me zgjedhjet që bën çdo njeri. E para nuk është bashkëshorti im për këtë që kam ardhur sepse po të kisha ardhur për këtë do kisha ardhur në një emision rozë, për të folur për marrëdhëniet tona familjare. Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk jam për të shpieguar deklaratat dhe pozicionet e tij. Unë jam kryetarja e LSI-së, ashtu sikurse janë edhe grupi organizator i protestës së Teatrit, që për të hir të së vërtetës janë një motivim për të gjithë ne.


EMISIONET