Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Uji i Mirë të Këlcyrës në rrethin e Përmetit. 30-vjeçari Alban Voda ka therur me thikë bashkëfshatarin e tij 66 vjeç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Ndërsa sipas policisë autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.   

 Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin “Uji i Mirë” të Këlcyrës në rrethin e Përmetit. Një 30-vjeçar i ka prerë kokën me thikë bashkëfshatarit të tij 66-vjeçar. 

Sipas policisë autori i ngjarjes është Alban Voda, një ish- komando, i cili më parë ka shërbyer edhe me misione jashtë Shqipërisë. 

Të afërm të viktimës thonë se mes tyre ka pasur prej kohësh një konflikt, ndërsa mohojnë që autori të ketë pasur probleme mendore. 

“Nuk kishte ndonjë të ardhur kushedi, djali që punonte në Greqi, me këto rronte. Herë fliste dhe herë nuk fliste. Po më fliste i ktheja përgjigje, po nuk më fliste nuk i ktheja përgjigje. Jam e tronditur, e kam kushëri. Shumë e rëndë”. 

Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes së rëndë për të cilin deklaron se vuan nga çrregullime mendore. Banorët e fshatit ku ndodhi ky krim thonë se autori kishte tre vite që ishte kthyer nga Afganistani pasi kishte kryer atje shërbim për dy vite si ish-komando. Konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur para një viti ndërsa vetëm dje viktima është konfliktuar fizikisht me autorin. Sipas dëshmive,  autori e ka paralajmëruar duke i thënë se “do të blej një thikë vetëm, për ty dhe do të vras”. 

Policia informon:Njoftohemi se në fshatin Uji i Mirë, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, shtetasi Alban Voda, 30, vjeç, i ka prerë kokën me mjete prerëse (thikë) shtetasit N.H., 66 vjeç. Autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet.

/Ora News.tv/