Një nga tre pikat e stdentëve që do ti rikthejë sërish në protestë nesër është përmirësimi i kushteve në konvikte.

Por kryeministri Rama përmes një postimi në fb, thotë se qeveria e tij në bashkëpunim me qeverinë gjermane ka nisur si asnjëherë më parë një investim masiv për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.

Rama: "Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti".

/Ora News.tv/