Kontrolli teknik i mjeteve, Ministria shtyn deri në 2020 kontratën me SGS

Kontrolli teknik i mjeteve, Ministria shtyn deri në 2020 kontratën me

Kolaudimi i automjeteve edhe për 1 vit e tre muaj do vazhdojë të jetë monopol në duart e koncesionarit SGS. Edhe pse Autoriteti i Konkurrencës e ka gjobitur për shkak të pozitës monopol, apo dhe se kryeministri Rama premtoi liberalizimin e tregut, ministrja Balluku e firmosi marrëveshjen në momentet e fundit.

Tirane- Deklaratë e kryeministrit Edi Rama 4 vite më parë se do të liberalizohej, mbeti vetëm një premtim me fjalë. Kompania koncesionare SGS do të vijoj të ketë monopolin në shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve edhe për 1 vit e 3 muaj.

Burimet kanë bërë të ditur se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nënshkroi marrëveshjen pikërisht në ditën e fundit të përfundimit të kontratës. Mësohet se vendimi është argumentuar "interesi i publikut". Por sa qëndron një argument i tillë?

Qytetarët prej vitesh ankohen për shërbimin jo-cilësor që ofron kjo kompani edhe pse janë të detyruar që të paguajnë.

Vetëm pak muaj më parë kompania SGS u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 51milionë lekë gjobë, për abuzim me pozitën monopol në treg. Në dokument thuhet se kjo kompani ka abuzuar duke mos ofruar shërbim cilësor duke sjellë krijimin e radhëve të gjata sidomos në disa periudha të vitit. Por mesa duket për të disatën herë ministrja Belinda Balluku ka vepruar në kundërshtim me deklarata e kreut të qeverisë për liberalizim të tregut të kontrollit teknik të automjeteve si dhe në kundërshtim me interesat e drejtuesve të mjeteve.

EMISIONET