Konsullata e Shqipëri-Kosovë në Mynih, portë e re për shqiptarët
Prej 19 tetorit, shqiptarët dhe kosovarët që jetojnë në Gjermani kanë një portë te re për zgjidhjen e problemeve të tyre konsullore, Konsullatën e përbashkët Shqipëri-Kosovë në Mynih, në krye të së cilës është emëruar Arten Hanku, si Konsull i Pergjithshem i Republikës së Shqipërisë.
Konsullata e Mynihut mbulon landet e Bavarisë, Bayern, Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland, rajone në të cilat jetojnë mbi 30% e qytetarëve të të dyja shteteve në Gjermani.
Në një ambient modern, Konsullata e Mynihut nën drejtimin e Konsullit Hanku mundëson shërbime dhe asistencë për shqiptarët në një kohë të shkurtër dhe me trasparencë.
Një tjetër synim i Konsullatës dhe i punës së Konsullit, është edhe intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale, politike, diplomatike, ekonomike e kulturore me landet të cilat janë në rrethin e juridiksionit e saj.
Konsullata e Mynihut hapi dyert me një ceremoni të veçantë me praninë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, Ministres Bavareze për Çështjet Evropiane znj. Beate Merk.
Për të gjithë qytetarët e Interesuar Konsullata e re e Përbashkët Shqipëri-Kosovë ndodhet në Ehrebreitsteinerstrasse 28, 80993 München.
Ndërsa mund të kontaktohet edhe në e-mail: [email protected]
