Deputetja e PS-së, Milva Ekonomi  në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora debatoi me gazetarin Bledian Koka, i fundit ky që e pyeti nëse brenda PS-së merret në konsideratë mendimi i Bushatit, i cili ka ligjëruar se duhet të dëgjohen kërkesat e opozitës.

Pjesë nga debate në studio:

Bledian Koka: Mirë opozita, për të cilën mendoni se është rrugore, por zotin Bushati që thotë se ka një opozitë legale që është në parlament dhe morale që është në rrugë që duhet marrë në konsideratë. Nuk i dëgjoni fare zërat brenda jush?

Milva Ekonomi: Ne zërat brenda vetes i dëgjojmë dhe Bushati është i ulur në kryesinë e PS-së, mendimet e tij dëgjohen dhe merren në konsideratë. 

Bledian Koka: Ka të drejtë Bushati kur thotë se i duhet dhënë mundësia opozitës, duhet të dëgjohen kërkesat e saj. 

Milva Ekonomi: Po dhe ju e dini shumë mirë që opozitës që është në rrugë, që ju e quajtët opozita rrugore, i është dhënë një pozicion për të diskutuar për kodin zgjedhor. 

Bledian Koka: Ju kërkuan votimin elektonik dhe e refuzuat kategorikisht. 

Milva Ekonomi: E keni gabim.

Bledian Koka: Ju kërkuan votën e emigrantëve dhe e refuzuat kategorikisht. 

Milva Ekonomi: E keni gabim.

Bledian Koka: Ia ofruat pasi dolën në rrugë. 

Milva Ekonomi: Në komisionin zgjedhor janë ngritur 6 tavolina të asistuara nga OSBE- ODHIR dhe e dini që vendimi ka qenë të pilotohet zgjedhja elektronik,. ka qenë vendimi që të bëhet gati regjistri elekronik i diasporës. Këto gjëra mos i mohoni dhe do shikoni që procesi i votimit elektronik do të pilotohet.


/Ora News.tv/