Tenderat në shëndetësi do të monitorohen nga një mekanizëm i posaçëm prej KLSH. Përmes Red Flag audituesit do të sinjalizohen për pikat e rrezikut si dhe për parregullsitë gjatë procedurave.

Kontolli i Lartë i Shtetit tashmë ka një mekanizëm më tepër për sinjalizimin e tenderave me rrezik për parregullsi, abuzim dhe korrupsion.

Mekanizmi REDFLAG është realziuar nga AIS, dhe garanton transparencë përmes një skanimit automatik të informacioneve të një tenderi.

"Red flags-et reflektojnë një qasje ndaj riskut në procedurat e prokurimit, pra të auditosh në bazë të riskut. Shumë e rëndësishme për tu larguar nga ajo qasje e zakonshme që ka pasur KLSH"

"Instrumenti Red-flags nuk është asgjë tjetër vecse një algoritëm, i cili mundëson përzgjedhjen në kohë reale të procedurave të tenderimit që mund të klasifikohen si problematike, kryesisht me mosrepsektimin e ligjeve antikorrupsion"

Aktualisht ky mekanizëm po përdoret për tenderat të Sektorit Shëndetësi. KLSH si institucion publik dhe AIS si organizëm joqeveritar kanë bashkëpunuar në kuadër të një Projektit të USAID.

/Ora News.tv/