Kishin makinat me xhama të errët, policia procedon 97 shoferë

Kishin makinat me xhama të errët, policia procedon 97 shoferë

Policia e Tiranës procedon 97 shoferë, pasi janë kapur duke drejtuar makina me xhama të errët.

Procedimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit “TISPOL shtator 2019”, i cili ka nisur pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve në adresë të Policisë.

Policia informon se “mjetet me xhama të errësuar, shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente”.

97 personat janë proceduar për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.

EMISIONET