BBC pyeti njerëz nga Rusia, Serbia, Kanadaja, Austria, Newcastle i Anglisë për këshilla si të rrimë ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit.

 Rregulli nr.1: Asnjëherë nuk janë shumë rroba

Oleg Boldirev nga Rusia thotë: "Ishte -23 gradë mbrëmë në Moskë. Është sigurisht shumë më ngrohtë sot, -15 gradë celcius"

Jessica Murphy, Kanada: " Vesh një bluze të brendshme dhe një tjetër sipër saj"

Bethany Bell, Austri: "Në këto momente kam veshur 10 apo 12 bluze të brendshme

Jessica Murphy, Kanada: "Dorashka të ngrohta, çorape të trasha..."

Bethany Bell, Austri: "....dhe mbase prapë nuk është mjaftueshëm"

Jessica Murphy, Kanada: "Duhet të sakrifikosh pak stilin, por të paktën do kesh ngrohtë"

 Rregulli nr.2: Jo selfie

Petra Zivic, Serbi: "Mos bëj selfi kur është me minus jashtë. Do të të ngrijnë gishtat dhe telefoni yt me siguri do të 'vdesë'"

Rregulli nr.3: Gjithmonë mba një pije të nxehtë me vete

Oleg Boldirev, Rusi: "Mbaj një ose dy pije të ngrohta në duar rrugës për në punë ose kur kthehem për në shtëpi. Është diçka e mundur, sigurisht, në një vend si Moska

Rregulli nr. 4: Mendo për rroba skish

Anastasia Gribanova, Ukrainë: "Duhet ta konsiderosh idenë për t'i blerë vetes një kostum skish. Si ky që kam veshur unë. Është shumë i mirë për të lëvizur"

Regulli nr. 5: Mos rri pa lëvizur

Bethany Bell, Austri: "Lëviz sa më shumë, luaj këmbët"

Rregulli nr. 6: Mos dil jashtë

Anastasia Gribanova, Ukrainë: "Bëj sa më shumë banjo të nxehta që mundesh. Është një mundësi e mirë për t'u ngrohur"

Regulli nr.7: Rri komod

Bethany Bell, Austri: "Nëse çdo gjë dështon, merr një filxhan çokollate të nxehtë me avull.

Ja disa këshilla edhe më ekstreme:

Petra Zivic, Serbi: "Merr një filxhan çaj dhe hidhi pak brendi serb brenda."

Anastasia Gribanova, Ukrainë: "Merr një kafshë të ngrohtë shtëpiake. Jo një ari, por një mace do të mjaftonte. "

Petra Zivic, Serbi: "Ndihmo autoritetet për të pastruar rrugën. Kjo do të të ngrohë dhe do të mbajë dyshemenë tënde të pastër.

Ju lutem mos bëni si Adami nga NewCastle, Angli, i cili heq xhupin, del me mëngë të shkurtra dhe thotë: "Po digjem, është shumë vapë. Kështu është shumë mirë, ku është problemi?"

">

/Ora News.tv/