Kandidati i parë i SPAK, Klodian Braho dorëzon dokumentet pranë KLP
Klodian Braho është prokurori i parë, i cili ka aplikuar për tu bërë pjesë e strukturës së re të SPAK.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se ai ka dorëzuar edhe dokumentacionin e plotë.
Braho njihet për hetimin e dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla apo dhe prokurorit të Fierit, Roland Hysi.
Në hapjen e aplikimit, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka bërë të ditur se të interesuarit do të duhet të plotësojnë dhe një formular ku të lejojnë verifikimin e të dhënave personale në çdo moment, duke përfshirë bisedat telefonike, emailet dhe pasurinë.
Të njëjtën garanci ai duhet të japë dhe për familjarët dhe të afërmit e tij.
Në strukturën e SPAK do të jenë 15 prokurorë, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentave përfundon pas tre javësh.
