"Ju flet Moska": Ç'është projekti misterioz amerikan që na tha Gjiknuri

Kastriot Myftaraj sot analizoi një deklaratë të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili tha se ka një projekt amerikan që anashkalon autostradën Thumanë-Kashar  pranë Rinasit dhe devijohet në funksion të të këtij investimi.

Sipas Myftarajt, ky investim amerikan po mbahet i fshehtë dhe është një projekt misterioz.

Myftaraj: Pak ditë më parë ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri në "5 pyjete nga Babaramo" tha dicka interesante. Në kohën që ishte duke folur për autostradën Thumanë-Kashar ai na bëri të ditur një fakt të ri për një investim të madh.

(Gjiknuri tha se çshtë një investim amerikan që do të bëhet atje në lidhje me ndërtimin e një zone sociale të banuara dhe me aktivitete të tjera. Projekt i një kompanie private amerikane....)

Sapo ai jep një projekt amerikan qoftë civil qoftë ushtarak qeveria rend ta thotë me të madhe këtë. Fiton pikë politikisht. Kështu ndodhi psh me projekte që quhen sekrete, psh baza e Kuçovës që tani e marrin amerikanët. Pse nguron një nga ministrat e qeverisë për të thënë që çfarë është ky projekt amerikan dhe çudi që nuk e ka thënë vetë kryeministri. Ky projekt qënka aq i sigurt dhe aq e përfunduar marrëveshja  sa devijohet edhe autostrada. Pra autostrada është devijuar pranë Rinasit në funksion të këtij investimi amerikan, që u tha që është investim privat amerikan.  Por problemin e ka dikur tjetër. Me këto projekte të cilët mbahen sekret kemi një eksperiencë të keqe. Kemi një qytezë që na u ndërtua me ata muxhahedinët, që u mbajt sekret sa do vinë. Fjalët që përdori ministri të bëjnë të shqetësohesh sepse tha një projekt social i realizuar nga një projekt privat. Por privatët reralizojnë edhe si nënkontraktorë projekt social ekonomik. Për një zonë të banuar dha ministri…të gjitha këto janë fjalë kyce që na bëjnë të shikojmë disa enigma.


EMISIONET