Hidhet në erë me tritol memoriali i nacionalistit grek Thimio Lolit
Memoriali i Thimio Lolit, në Kranë të Finiqit është dëmtuar për herë të dytë në harkun e disa muajve.
Një sasi ekspozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit pranë memoralit, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm dhe është denoncuar nga banorët e zonës, ndërsa policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.
"Më datë 23.07.2019, në orët e para të mëngjesit në fshatin Krane, Bashkia Finiq dyshohet se është dëmtuar pjesërisht me lëndë plasëse Memoriali i Thimio Lolit,"-raportoi policia.
Kjo është hera e dytë që memoriali i Thimio Lolit është sulmuar.
Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit. Memorali u vendos aty rreth 7 vjet më parë dhe ka shkaktuar reagime të forta kundër, pasi Thimio Loli cilesohet si një ithtar i Vorio-Epirit, madje edhe një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve.
Reagon ministria e Jashtme greke
