Hetimet për "Toyota Yaris", Basha merret në pytetje të enjten nga prokurorët belg

Hetimet për "Toyota Yaris", Basha merret në pytetje të

Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’. Njoftimi është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka konfirmuar ardhjen e katër prokurorëve belgë të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.

Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?

Cilat ishin informacionet ekzakte?

Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Hetimet për "ToyotaYaris" ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”.

Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmerinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet në pritje te rakordimit me to per menyren e bashkëpunimit.

EMISIONET