Hetimet për Saimir Tahirin deri më 10 mars, nis numërimi mbrapsht
10 marsi është afati i fundit që Prokuroria e krimeve të Rënda do të marrë një vendim për dosjen ku po hetohet ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Pas vendimit, ish-Ministri u shpreh se kësaj maratone po i vjen fundi.
Saimir Tahiri: Kësaj maratone po i vjen fundi. Për mua e prokurorinë nisi numërimi mprasht. Deri më 10 mars kemi kohë të mjaftueshme të mbyllë hetimet dhe për mua që ti shkojmë të vërtetës deri në fund.
Por a do e shohim sërish në politikë?
Saimir Tahiri u përgjigj: Ka kohë për të gjitha.
Më herët u zhvillua dhe seanca për Jaeld Çelën, ish-drejtorin e policisë së Vlorës, i cili ka ankimuar afatet hetimore.
Edhe pse janë në të njëjtën dosje, vendimi për të u shty për në datën 14 shkurt.
Avokati: Për momentin duhet të njihemi njëherë me provat që ka paraqitur, më pas do të dalim me konkluzione të tjera.
Pak javë më parë organi i akuzës mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si aëntarë të grupit Habilaj por ndau dy dosje që po hetoheshin bashkë me të, të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edhe këtë herë Tahiri nuk u braktis nga mbështetësit të cilët madje kishin veshur edhe bluza ku ishte stampuar fotoja e tij.
