Një 27 vjeçar nga Gjirokastra është nisur me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë, pasi mbeti i plagosur me lëndë plasëse paraditen e 25 shkurtit.

Vitjon Lluka, ka konstatuar eksplozivin teksa ruante bagëtitë në vendin e quajtur "Hani" Subash. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë stanit, ndërsa i riu e ka marrë në dorë, ku dhe i ka plasur.

Ai ka marrë dëmtime të rënda në fytyrë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

27-vjeçari  fillimisht u dërgua me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij, ku u bë edhe ndërhyrja kirurgjikale e menjëhershme, ndërsa më pas u nis drejt Tiranës

Hakmarrje? -Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për ngjarjen, por burimet thonë se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.

Dyshimet janë se ngarja mund të jetë pasojë e një konflikti të vjetër brenda fisit Lluka në Gjirokastër e cila në vitin 2016 shkaktoi edhe viktima.

Vëllai i 27 vjeçarit, Endrik Lluka vrau kushëririn e tij Dorian Lluka pas një konflikti për një borxh. Nga ngjarja e vitit 2016 mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës Birbil Lluka.

 Autori i vrasjes nuk është arrestuar ende nga policia.

Njoftimi policisë

"Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur "Hani" (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,"-raportoi policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

/Foto arkiv/



/Ora News.tv/