Zbulohet laboratori i heroinës në Has, 5 të arrestuar

Një laborator droge është zbuluar nga policia e shtetit në nje fshat të Hasit. Në dy ambiente të përdorura më parë si stalla për bagëtitë në fshatin Brenog të Hasit, është sekuestruar sasi e konsiderueshme opiumi dhe lënde të dyshuar heroinë dhe kokainë. Dyshohet se laboratori i përket një rrjeti që trafikon drogë na Shqipëria drejt BE prej disa vitesh

Tirane-  Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm 24 ore më parë duket se është finalizuar mengjesin e kësaj të premteje. Një laborator i cili dyshohet se është përdorur për përpunimin e lëndëve të forta narkorike është zbuluar nga policia në një zonë të Hasit, nërsa janë vënë në pranga të paktën 5 persona. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale V.B, F.C, Xh. Sh, M.Sh, A.Sh.

Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.  

Ndërhyrja është bërë në orët e para të dites së premte, 19 tetor 2018,  nga forcat RENEA dhe FNSH. Në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, prej rreth 100 kg,  lëndë e parë për prodhimin e heroinës. 

Brenda ambientit ku ushtrohej aktiviteti kriminal është sekuestruar edhe heroinë dhe kokainë dhe policia informoi se peshimi i tyre po vazhdon. 

Zbulohet laboratori i heroinës në Has, 5 të arrestuar

Dyshohet se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE. 

Mes të arrestuarve janë edhe personat që kryenin përpunimin e lëndës narkotike.

Aksioni është kryer vetëm pak ditë pasi krerët e policisë gjermane vizituan Tiranën dhe patën takime me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe prokurorë të krimeve të rënda. Burimet thonë se hetimet që sollën zbulimin e laboratorit të heroinës në Has kanë nisur disa muja më parë në bashkëpunim me agjencitë partnere.

Hetimet për zbulimin e fabrikës së heroinës në Has kanë nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me agjencitë partnere. Operacioni u parapri me një takim te krimet e rënda ku ishte i pranishëm drejtori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me Eduart Merkajn Drejtor i Sektorit të Krimit të Organizuar si dhe dy prokurore të krimeve të rënda.

Permes nje deklarate policia e Shtetit beri apel per kujdes: Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime. Siç kemi njoftuar me heret, ne  ditet ne vijim,  Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.

 

EMISIONET