FNSH ruan banesën e Xhisiela Malokut

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në mbrojtje 25 vjeçaren Xhisiela Malokun dhe familjarët e saj një pasi shtëpia ku ata jetojnë në Larushk të Fushë-Krujës u sulmua me ekspoziv. Aty qëndrojnë 24 orë efektivë të forcave speciale që monitorojnë çdo lëvizje. Ndërkohë në kuadër të hetimeve në polici janë shoqëruar 15 persona, mes të cilëve edhe familjarë të 25 vjecares. Por tritolvënia ende nuk ka autor dhe motiv.

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun dhe familjarët e saj, 24 orë pasi shtëpia e gjyshit në Larushk të Fushë Krujës ku ajo banon bashkë me të emën dhe motrën u sulmua me ekspoziv.

Dy efektivë të armatosur të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë qëndrojnë para derës së oborrit të banesave të Ramazan e Besim Muçës, ku tashmë kalohet vetem me leje.

Në oborrin e shtëpisë bie në sy makina me të cilën Xhisiela Maloku u shfaq para medias ditën e hënë, por nuk dihet nëse ajo ndodhet aty, pasi familjarët nuk pranojnë kontakt me median.

Ndërsa furgoni i forcave speciale ka bllokuar rrugën që të çon drejt banesës nga ku monitorohet cdo lëvizje.

Plani u miratua të hënën, pasi vetë 25 vjeçarja pranoi mbrojtjen policore pasi deklaroi se ndjehej e kërcënuar nga opozita, të cilën e akuzoi për tritolvënien.

Ndërkohë, mbi 15 persona, kryesisht me precedentë penalë, mes të cilëve familjarë të Xhisiela Malokut dhe të njohur të ish të dashurit Rexhep Rraja, janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje për ngjarjen.

Burime konfidenciale i thanë Ora News, se gjatë dëshmisë në policinë e Krujës të Hënën, Xhisiela Maloku ka thënë se nuk dyshon se pas vendosjes të tritolit të jenë framiljarët apo shokët e ish të dashurit që tashmë është në burg.

Edhe grupi hetimor i ngritur për rastin mësohet se ende nuk ka dalë në një përfundim mbi motivet e sulmit dhe kush fshihet pas tij.

Për vendosjen e tritolit ajo akuzoi opozitën dhe tha se ndihet e kërcënuar nga PD.

Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje "hipotezat" ishin  që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.

Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?

Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.



EMISIONET