Erkoçeviq, dyshohet vrasës me pagesë, lidhjet e tij me grupin Bajri në Shkodër

Erkoçeviq, dyshohet vrasës me pagesë, lidhjet e tij me grupin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar nga Shkodra vetëm pak çaste para se të kryente një vrasje me pagesë në kryeqytet. I arrestuari është Sadetin Erkoçeviq, një nga personat më të kërkuar të qytetit të Shkodrës, të cilit i është gjetur arma e zjarrit me 14 fishekë, një prej të cilëve në fole. I dyshuari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Indrit Yllit në vitin 2014, ndërsa hetohej edhe për bashkëpunim me grupin Bajri në disa vepra penale.

Tirane- Personi në foto është Sadetin Erkoçeviq, 28-vjeç i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 20 vjet burg për vrasje në Shkodër. Ai u arrestua pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë me armë të mbushur para se të kryente ekzekutimin e radhës.

Mbrëmjen e së martës (13 gusht 2019), rreth orës 20:50 minuta, 28 vjeçari ka qenë në rrugën "Bilal Xhaferri" në Tiranë.

"Eshtë bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,  i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë" tha zedhenesi i policise se Shtetit, Gent Mullai 

I veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra, syze të zeza dhe një çantë të vogël, i riu ka ngjallur dyshime teksa bënte lëvizje të dyshimta.

Policia nuk dha detaje për shënjestrën e të riut nga Shkodra apo motivin e vrasjes së parandaluar, ndërsa të kërkuarit iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve në fole.

Prej momentit të arrestimit i riu mbahet në ambientet e policisë së Tiranës, ndërsa nga burimet mësohet se ka refuzuar të flasë para hetuesve.

Nga të dhënat paraprake, blutë dyshojnë se kemi të bëjmë më vrasës me pagesë.

Erkoçeviq është një nga 31 personat më të kërkuar në qarkun e Shkodrës, i dënuar në mungesë me 20 vite burg pasi në 10 maj të 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur shtetasin Jetmir Molla.

Përveç kërkimit për vrasjen e para 5 viteve, Erkoçeviq ishte në kërkim dhe si anëtar i grupit Bajri në Shkodër.

Ngjarja për të cilën është dënuar 28-vjeçari ka ndodhur në një lokal me muzikë live në fshatin Zus të Shkodrës, pas një konflikti që Erkoçeviq dhe dy personat që ndodheshin me të kanë pasur me grupin tjetër për shkak të një balerine të cilën e kishin ftuar për të kërcyer.

Pas ngjarjes gjykata e Shkodrës e ka dënuar Sadedin Erkoçeviqin me 17 vite burg për vrasje dhe 5 vite për armëmbajtje pa leje, dënime këta të konvertuara në një total prej 20 vitesh heqje lirie.

I dyshuar për vrasjen e Indrit Yllit ishte dhe shtetasi Eljon Hato, por më pas ai u shpall i pafajshëm, duke u dënuar me 4 vite burg vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

I dyshuar si autor ishte dhe shtetasi Osman Malja, i cili u shpall i pafajshëm, ndërsa u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Malja është arrestuar më pas dhe në vitin 2015 pasi dyshohet se kryente vrasjen me porosi nga burgu të një mjeku në qytetin e Shkodrës.



EMISIONET