Elbasan, punëtori bie nga vinçi në uzinën e Kurumit, rëndë në spital

Elbasan, punëtori bie nga vinçi në uzinën e Kurumit,

Një 62 vjeçar, punëtor në Uzinën e Kurumit në Elbasan, ka rënë nga lartësia e një vinçi dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Policia e Elbasanit, sqaron se punëtori Naim Derstila ka prerë njërën këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. 62 vjeçari është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

EMISIONET