Ekskluzive/ Gazetari Vespa që intervistoi Ramën e Bashën: Shqipëria të evitojë kontrastin politik

Ekskluzive/ Gazetari Vespa që intervistoi Ramën e Bashën:

Gazetari i  njohur italian, i cili intervistoi kryeministrin Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ora News. Me gazetaren dhe drejtuesen e emisionit "Tempora" Sonila Meço, gazetari Vespa tha se shpresonte në zgjidhje të krizës politike në Shqipëri.

Gazetari Bruno Vespa: Ne sapo përfunduam regjistrimin e kësaj interviste me zotin Rama dhe mësuam se cili është qëndrimi i tij në lidhje me këtë situatë në Shqipëri.

Janë dhe situata mjaft interesante edhe për Shqipërinë.

Sipas traditës "Porta a Porta" kemi dëgjuar edhe zotin Basha, liderin e opozitës, që ka qëndrime kritike ndaj qeverisë. Shpresojmë që të ketë një diversitet dhe Shqipëria të ribashkohet sërish dhe të evitojë këtë kontrast politik.

EMISIONET