Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit, pranë stadiumit "Niko Dovana".Mësohet nga policia se gruaja është Floresha Shkurti 81 vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vrasje.Gazetari i Ora News në Durrës, Leonidha Musaj thotë se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja dhune, kryesisht në pjesën e kokës.

Policia e Durrësit mori një telefonatë nga një i ri i cili njoftoi se e kishte gjetur të pajetë në shtëpi gjyshen 81-vjeçare me të cilën jetonte.

Por kqyrja paraprake e viktimës ngriti dyshime tek oficerët e policisë se bëhej fjalë për vrasje.

E moshuara e identifikuar si Floresha Shkurti 81 vjeçe, kishte shenja dhune në trup.

Burime nga grupit hetimor i thanë gazetarit të Ora News Leonidha Musaj se gruaja kishte marrë goditje të forta në pjesën e kokës.


Ngjarja u regjistrua në katin e katërt të një pallati në lagjen 16, ku e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin e tij pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.

Pas dyshimit të parë për vrasje dhe zbehjes së provave për një aksident të mundshëm, në vendngjarje shkuan dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët siç thonë burimet fiksuan prova të rëndësishme për zbardhjen e krimit.

Policia ka shoqëruar në komisariat nipin e të moshuarës për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Paraprakisht policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe ngjarjes aksidentale.

Ndërsa një grup i posaçëm është ngritur për rastin, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 81-vjeçares.


/Ora News.tv/