Dua Lipa triumfon në Brit Awards, rrëmben 2 çmime

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa ka triumfuar në Brit Awards duke rrëmbyer dy çmime.

Pasi theu rekorde me hitin 'New Rules', ylli i muzikës u vlerësua me çmimet ' British Female Solo Artist' dhe 'British Breakthrough'.

22-vjeçarja ishte nominuar për 5 çmime.

Edhe ylli britanik Stormzy  triumfoi mbrëmjen e së mërkurës në Arena 02 të Londrës me 2 çmime.

Stormzy  mori në shtëpi çmimet 'British Album of the Year' dhe 'British Male Solo Artist'.

Dua hyri në histori kur u bë femra e parë në histori që u nominua me 5 çmime.

Këngëtarja theu rekord edhe me këngën 'New Rules' pasi u artistja e parë femër që arriti 1 miliardë klikime në një këngë.

EMISIONET