Dosja “Toyota Yaris”, Basha mbi 1 orë para prokurorëve belgë: Taulant Balla duhej të ishte në pranga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur ketë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht kanë mbërritur katër prokurorët belg dhe në orën 9.20 minuta edhe kreu demokrat i shoqëruar vetëm nga truproja i tij.

Në prani të një prokurori federal, një gjyqtareje Belge, një oficere te policisë gjyqësore po nga Belgjika dhe dy prokurorëve shqiptar që kanë dosjen në Shqipëri, kreu demokrat ka dhëne sqarime në lidhje me tre pyetjet që kishin si qëllim të zbulonin se kush ishte informatori i Bashës mbi eurot që mbërritën me Toyota Yaris dhe që u bllokuan në portin e Durrësit.

Në një prononcim për median, pas seancës së pyetjeve që zgjati rreth 1 orë e gjysmë, Basha tha se kishte dhënë më shumë informacion se sa kishte bërë publike dhe se Taulant Balla duhej të ishte arrestuar.

Lulzim Basha: " Dhashë sot informacione të plota në lidhje me çështjen e Toyota Yaris edhe më shumë se ç'kam dhënë në publik.Taulant Balla duhej të ishte sot në pranga. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është problemi numër 1 për Shqipërinë sot, është problem ekonomik, politik, është problem për shoqërinë, për stabilitetin politik të vendit. Qeveria e Edi Ramës dhe Rama janë kthyer në shërbëtorin dhe përfituesin numër 1 të pastrimit të parave të drogës dhe të krimit."

Hetimet për "Toyota Yaris" ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Të arrestuarit në Shqipëri Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri janë marrë në pyetje pak ditë me parë nga përfaqësuesit e drejtësisë belge.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.

1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?

2-Cilat ishin informacionet ekzakte?

3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Në foto: Kreu i PD Basha mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda (Foto: LSA)



EMISIONET