Deklarata e fortë e Gjuzit: Meta duhet të japë dorëheqjen!

Deklarata e fortë e Gjuzit: Meta duhet të japë dorëheqjen!

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen sepse është bërë president pikërisht kur opozita ishte përballë kryeministrit Edi Rama të cilin e ka montuar ai vetë.

Pjesë nga bisdea në studio: 

Gjuzi: Presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen sepse është bërë president pikërisht kur opozita ishte përballë kryeministrit Edi Rama të cilin e ka montuar Ilir Meta. E ka thënë Monika Kryemadhi në tryezën e 31 partive politike. Unë nuk kam përgjegjësi ka thënë. Përgjegjësitë i ka pasur Ilir Meta. 

Zheji: Pra nëse sic thuhet Rama po plotëson vendet vakante në parlament, për të bërë kundër Metës, ti do ta votoje? Pa dashje dhe me sinqeritet ti po tregon strategjinë pse po mbushet parlamenti. 

Gjuzi: Po mbushet për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë dhe kur të bëjë Rama "impicmet" për Metën ti do ta votosh.


EMISIONET