Debat i fortë në "360 Gradë", Meço: Unë punën time e bëj, Laerti reciton; Vasili: Paragjykoni fjalën aktor
Aktori Laert Vasili dhe gazetarja Sonila Meço kanë debatuar në studion e emisionit “360 Gradë’ në RTV Ora.
Vasili i tha Meços se përfaqësuesit e medias e paragjykojnë fjalën aktor, ndërsa i ka kërkuar gazetares të mos e përdorë më.
Pjesë nga debati:
Laert Vasili: Sondazhin e ka bërë përmes telefonatave njerëzve që jetojnë në Shqipëri?
Sonila Meço: Nuk na paske ndjekur mesa duket mbreme
Laert Vasili: Nuk e kam dëgjuar sepse kam pasur pune
Sonila Meço: Atëherë pse ke ardhur në studio për të komentuar sondazhin sot. Pse vjen të komentosh një sondazh që nuk ia ke idenë. Ke ardhur i papërgatitur. Je i vetmi që hyn nga teatri që vjen.
Laert Vasili: Nga folese je bere moderatore
Sonila Meco: Nuk jam folese une. kam 15 vite qe jam gazetare dhe pedagoge. Mos më kërko llogari. Nuk je në teater ku ke një tekst të mësuar përmendësh.
Artur Zheji: Në emisionin tim mos ma mërzit Sonilën.
Meço: Unë nuk jam e mërzitur sepse punën time e bëj vet, Laerti e reciton.
Vasili: Ajo fleta e bardhë që ke mbajtur ti quhet recitim dhe i shëmtuar, të bësh regji, të dramatizosh, të bësh producentin dhe të japësh mishin dhe shpirtin në skenë dhe të bësh publikun të të duartrokasi, është më shumë sesa të marrësh një flet të bardhë dhe të bësh një folse lajmesh. Kështu e keni katandisur ju përfaqëuesit e medias, sepse arti ju tremb. Atë art e sulmoni. Kur sulmon teatrin ke sulmuar gjënë më të shtrenjtë në botë. Në Shqipëri fjalën aktor e paragjykoni dhe në emër të teatrit mos e përdor më atë fjalë.
