Çiklizëm/ Ylber Sefa kampion kombëtar në garën e rezistencës

Çiklizëm/ Ylber Sefa kampion kombëtar në garën e

Një e dielë kushtuar çiklizmit. Kështu ishte ajo e datës 8 korrik, ku u zhvilluar gara e rezistencës në Kampionatin Kombëtar Shqipëtar në 175 km.

Kompeticioni i përvitshëm  i organizuar nga Federata shqipetare e çiklizmit, kurorëzoi për këtë vit  me medalje ari në kategorinë Elite Ylber Sefa i cili ishte edhe kampioni në fuqi i garës së rezistencës.

Sefa regjitroi kohën 3 orë e 39 minuta e 37 sekonda. Ndërsa në vendin e dytë u pozicionua Eugert Zhupa me kohën 3 orë e 40 minuta e 13 sekonda i cili  gjithashtu u shpall ditën e shtunë kampion kombëtar në kronometër.

Në vendin e tretë të podiumit  u ngjit Olsion Veliaj i cili e përfundoi garën vetëm një sekond pas Zhupës .

Sefa dhe Zhupa nuk nguruan të analizojnë garën gjithashtu zbuluan objektivat për të ardhmen.

Ylber Sefa "Nuk mund të them se kishte ndonjë diferencë të madhe, pasi konkurenca sigurisht ishte e madhe. Më favorizoi disi malorja edhe bëra një shkëputje tek kilometri i 50-të. Synoj sigurisht një ekip profesional. Shpresoj që me Xhupën të bëjmë diçka në kampionatin europian, pasi është një terren që na përshtatet neve dhe sigurisht do japim maksimumin. "

Eugert Zhupa
"Për mua është vendi i dytë i rëndësishëm sepse u ktheva pas një furtuni që kam pas edhe sot u demostru më i forti. Objektivi është që të rikuperoj mirë formën sepse humba shumë kohë. Në kampionatin europian shpresoj të fitoj një vend të rëndësishëm dhe sigurisht një medalje.

Në përfundim të garës, presidenti i Federatës Shqiptare të Ciklizmit, Skënder Anxhaku foli me nota të larta vlerësuese për sportistët pjesëmarrës të këtij viti.

"Një aktivitet shumë i rëndësishëm dhe shumë i fortë me rritje nga viti në vit. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë trajnerët, të gjithë këta sportistët që derdhën djersë dhe gjithë stafin e federatës që kanë bërë kaq shumë punë. Dua të falenderoj policinë e shtetit për mbështetjen dhe për masat e marra dhe ministrinë e arsimit."


Vlen për t'u përmendur se në garën e rezistencës u vlerësuan ciklistë nga tre kategori të ndryshme , Elite , Kadet dhe Junior . 



EMISIONET