Kur një institucion refuzon të zbatojë një ligj apo dekret duhet të shkojë në burg thotë avokati Spartak Ngjela, duke ju referuar përplasjes President- KQZ.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se këtë padi penale duhet të ngrejë Presidenti, por sipas Meta nuk e bën se dekreti për çdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh vendore është i pavlefshëm.

Në të tilla rrethana, Ngjela thotë se duhet të ikë Presidenti ose KQZ.

Ngjela: Duhet të shkojë në burg, të fillojë akuza penale. Duhet ta ngrejë Presidenti. Nuk e ngre se po të shkojë në prokurori ata janë juristë, është absolutisht i pavlefshëm dekreti për çdekretimin e zgjedhjeve.Gjykata e ka kuptuar që një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm nuk gjykohet.Konstatohet dhe thuhet se është nul.Nuk ka bërë proces KQZ, KQZ nuk e pranoi ashtu sikurse nuk mund ta pronojë çdo institucion. Por tha se është i pavlefshëm për ne.Këtu lind problemi, nëse ti je arbitrar në mospranimin tënd nuk ke nevojë të presësh Gjykatën Kushtetuese, siç thonë këta. 

Nuk ka dhënë vendim, nuk shkon dot në Gjykatë. Nuk ka vendim KQZ, nuk të pranon fare. Fakti që një institucion nuk të pranon ligjin ose dekretin, bëj akuzë penale, pse nuk i bëre? Sepse kur të shkojë në prokurori ata janë juristë dhe i thonë ore zotëri nuk e ke në kompetencë. Këtu do të ikë ose Presidenti, ose KQZ.Ka të drejtë presidenti të dekretojë kryeministrin dhe i jep 10 ditë kohë të zgjedhë qeverinë.Ja ka dhënë këtë kompetencë Kushtetuta, që të parin e partisë së parë në zgjedhje, i paraqesin emrin e kryeministrit dhe ai e dekreton. 

Do 10 ditë të zgjedhë Ministrat, ditën e katërt ky e çdekreton, ka të drejtë?! E çdekreton ai, por ikën në burg dhe njeri se pyet.Ku e gjen të drejtën një President që të thotë se kjo është kompetenca ime universale. Kishte të drejtë të mos i dekretonte zgjedhjet? Jo.Është vulllnet kushtetues, jo vullneti yt. Kur është vullneti im them o dua, o nua nuk dua.E kam unë vullnet, atëherë je monark absolut.


/Ora News.tv/