Calavera: Situata në Shqipëri të kapërcehet, nuk i shërben vendit

Calavera: Situata në Shqipëri të kapërcehet, nuk i

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka shprehur besimin se BE do të marrë një vendim pozitiv sa i përket negociatave për Shqipërinë.

Për RTV Ora, ajo shprehet se tani ka ardhur koha, edhe pse shton se qeveria duhet të vazhdojë me reformat.

Calavera për RTV Ora: KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të B. Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për Calaverën vjen nga situata e vështirë që ishte drejtësia në Shqipëri. Ndërsa shpreh besimin se në Shqipëri po ecet në rrugën e duhur.

 Calavera për RTV Ora: Unë mendoj se vettingu po ecën në rrugën e duhur. Kemi kaluar në vetting 200 gjyqtarë dhe prokurorë. Ka qenë një proces transparent, në mënyrë që qytetarët të kuptonin si po ecte ky proces. Ende kemi shumë punë për të bërë pasi jemi në fazat fillestare të procesit. Por deri tani jemi në drejtimin e duhur dhe është e rëndësishme për Shqipërinë që ta mbështesë këtë proces që është thelbësor për gjithë reformën në drejtësi. 

E pyetur për komisionin hetimor ndaj presidentit Meta, Calavera preferoi ti përgjigjej pa shumë komente.

Calavera për RTV OraNuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim.


EMISIONET