Refuzimi i Cakajt, Meta kërkon hetimin e DSIK, Opozita: Të përfshihet edhe Rama
Një ditë pasi refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Presidenti Ilir Meta kërkon t’i shkojë deri në fund dyshimit të tij se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka shkelur ligjin.
Nëpërmjet një letre, kreu i Shtetit i kërkon kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare të ngrejnë një Komision Hetimir Parlamentar sesi brenda një dite, DSIK ka kryer të gjitha verifikimet për Gent Cakajn dhe e ka pajisur me të gjitha certifikatat e sigurisë.
Këtë fakt, Presidenti e mbështet në korrespondencat që ka patur me Ministrinë e Jashtme dhe me vetë Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Meta: MEPJ konfirmon se ky institucion e ka përcjellë menjëherë më 03.01.2019 e Gent Cakaj pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe kjo e fundit, e ka pajisur atë me certifikatat përkatëse të sigurisë 1 (një ditë) më pas më datë 04.01.2019. Në formën si është kryer procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj, ai nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Disa orë pas kësaj kërkese të Presidentit, PD dhe LSI i kanë kërkuar zyrtarisht kryetarit të Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. Opozita propozon që ky komision të ketë 9 anëtarë, ku PD të ketë kryetarin dhe të hetojë çdo institucion që është përfshirë në këtë çështje.
PD-LSI: Kërkojmë kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë”
Pas akuzave DSIK reagoi duke mbrojtur procedurën që ka ndjekur. Sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pajisja e Gent Cakaj me çertifikatë sigurie është bërë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
DSIK: Verifikimi i sigurisë për Gent Cakaj është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore. Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për Gent Cakajn nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ.
DSIK thotë se edhe procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara.
Kërkesa e opozitës për ngri...
