"BOOM"sërish në fshatin Goraj për konfliktin që mori jetë dhe prishi familje

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli të tjera dëshmi mbrëmjen e sotme lidhur me ankandin për dhënie me qira të tokave në fshatin Goraj të ish-komunës Perondi në Kuçovë  në vitin 2012 , i cili ka futur në konflikt një fshat të tërë.

Ky ankand ka shkaktuar edhe viktima, mes tyre një i ri që sot do të ishte 28 vjeç. Bëhet fjalë për Ermir Luzin, i cili i dha fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar nga ky konflikt që lidhet drejtëpërdrejtë me tokat dhe të ardhmen e tij.

Shefqet Shurdha, gjyshi i viktimës: Nipi erdhi nga Greqia, zuri dhe qau. Do  vetë të varros veten te ullinjtë. Nuk besoja ta bënte atë. Më mungon shumë.

Shqiponja Luzi, nëna: Kam vajtur në Kuçovë për të marrë diçka se do të iknim në Greqi të nesërmen se s’do ta lija më këtu. I thashë këtij (burrit) hajde ikim se nuk po më mban më vendi. Kur pastaj më marrin në telefon dhe më thonë se djali është vrarë, ka rënë nga traktori.

Gazetari: Ka qenë aksident apo?

Shqiponja Luzi: Jo, djali e kishte të paramenduar. Nuk do të iki më në Greqi thoshte, se unë do punoj për këto toka.

Vasilis Prifti, i ati: Ai u prek shumë. Duart e tij ishin copa (qan).Krisi shumë me mamanë  e tij dhe i thoshte ti u bërë sebep. Rexhepi, ai  na mori lekët, i mbollëm ullinjtë e pse t’i marrë pala tjetër? Pi kafen aty, e kam përballë, e shoh.


Gazetari: Disa familje të tjera kanë përjetuar të njëjtën gjë…

Vasilis Prifti: Ka edhe këtu si puna ime. Në moshën time ka qenë njëri. Njëri ka qenë i ri, 30 vjeç. Deri tani nga kjo tokë kanë ikur 7 veta.

Sipas familjes Luzi shkak për konfliktet  e tokave  është bërë nëna e shtëpisë.  Të gjithë e akuzojnë se ajo i futi në një rrugë pa krye dhe kulmi ishte tragjedia e djalit.

Pas këtyre ngjarjeve, ajo u detyrua të flejë në kasollen e bagëtive, pranë banesës. "BOOM” ndërmjetësoi dhe bashkëshorti e pranoi  në shtëpi.

Vasilis Prifti: Kjo u bë sebep.

Gazetari: Zonja u bë sebep për mirë. Zonjë sa kohë ke që fle te motra,  se më the që fle aty.

Shqiponja Luzi: Ka një muaj që është acaruar gjendja. Kemi sherre në familje për punën e kësaj toke. Mua këta më kanë futur këtu ku flenë delet. Më kanë dhënë një divan dhe më kanë lënë aty. Më vjen turp që të dal në mes të rrugës. Kam vajtur të var litarin të var veten se nuk e dua më jetën.

Gazetari: Zotëri, a e pranoni zonjën brenda në shtëpi?

Vasilis Prifti: Po, e pranoj.

Një ditë më parë emisioni“BOOM” solli dëshminë e banorëve të cilët edhe pse rezultojnë fitues të ankandit të dytë në 2012 , nuk mundën dot të lidhnin kontratë pasi toka i ishte dhënë një personi të panjohur.

Dyshime bien mbi ish-kryetarin e komunës Perondi dhe për specialistin e bujqësisë. Të dy nuk pranojnë asnjë përgjegjësi.




EMISIONET