Një biznesmen japonez u diagnostifikua me një formë agresive të kancerit në gjak. Ai kishte dy mundësi: të zhvillonte kimioterapinë dhe të pranonte efektet anësore të saj ose vdekjen. 80 vjeçari zgjodhi mundësinë e dytë.

Satoru Anzaki u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në muajin tetor. Mjekët i këshilluan 80-vjeçarit kimioterapinë, por duke e paralajmëruar atë edhe për efektet anësore të saj.

Anzaki zgjodhi vdekjen dhe për këtë vendosi të organizonte një "festë" në mënyrë që t'i falenderonte dhe t'i thoshte mirupafshim të gjithëve, shkruan BBC.

Mbi 1 mijë persona iu përgjigjën pozitivisht ftesës së bërë dhe në fjalimin para tyre, 80-vjeçari japonez nuk shprehu asnjë keqardhje.

“Jam i kënaqur sepse mund t’u them të gjithëve me fjalët dhe zërin tim faleminderit. Faleminderit gjithë njerëzve që kam takuar në jetën time. E kam shijuar jetën dhe dëshpërimi e brenga nuk bëjnë pjesë tek karakteri im. Jam i lumtur!”, ishte mesazhi i përcjellë prej tij.

/Ora News.tv/