Biberaj: Modeli qeverisës i Ramës, i njëjtë me të Ramiz Alisë

Biberaj: Modeli qeverisës i Ramës, i njëjtë me të Ramiz

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj i ftuar në emisionin “Tempora “ në RTV Ora u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë shprehje e frikës, ndërsa theksoi se modeli i tij qeverisës ngjan me atë të Ramiz Alisë.

Biberaj: Qëndrimet e Ramës nuk janë realiste, i shoh si shprehje të frikës që e ka kapluar. Gabimi i tij i parë është në gabimet principale të demokracisë. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe modeli që po përdor pas 30 vitesh të kujton modelin e Ramiz Alisë. Në vigjilje të pluralizmit, Ramiz Alia u përpoq të paraqiste një model pluralizmi jo real, me organizatat e masave të asaj kohe për të gënjyer komitetin ndërkombëtar.

I thotë anëtarëve të partisë së vet që: shkoni në bazë. Të njëjtën gjë u tha Ramiz Alia në nëntor të '90: "Shkoni në bazë, sqaroni popullin sepse studentët nuk kanë të drejtë". Sjellja e tij është në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë dhe kjo është fatkeqësi.


EMISIONET